Mali i Zi është zgjuar këtë mëngjes me një ndryshim të madh të temperaturave mes veriut dhe jugut të vendit. Ndërsa në zonat malore temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero, në bregdet mëngjesi ka qenë shumë më i ngrohtë, me vlera pranë 20 gradëve.
Sipas të dhënave të stacioneve meteorologjike, temperatura më e ulët është regjistruar në Kosanica, ku në orën 06:00 janë matur -7.5 gradë Celsius.
Mëngjes shumë i ftohtë ka qenë edhe në Njegovuđë, me -4.2 gradë, ndërsa në Mokër janë matur -1.7 gradë.
Në Gradac dhe Shtitaricë temperatura ka zbritur në -1.4 gradë, ndërsa në Mateshevo dhe Plevla janë matur -0.8 gradë. Në Zhabjak temperatura ishte -0.6 gradë, ndërsa në Kollashin -0.4 gradë Celsius.
Në bregdet, temperaturat ende si në verë
Pamje krejt tjetër është regjistruar në jug të vendit.
Në Tivar, në orën 06:50, temperatura ka arritur në 19.2 gradë Celsius, ndërsa në Podgoricë janë matur 17.8 gradë.
Në Kotor temperatura ishte 17 gradë, në Budva 14.6, në Herceg Novi 14.4, ndërsa në Ulqin 14.1 gradë Celsius.
Kështu, fillimi i tetorit ka sjellë kushte thuajse dimërore në veri, me ngrica të forta gjatë mëngjesit, ndërsa temperaturat në bregdetin malazez vazhdojnë të jenë më shumë karakteristike për verën sesa për vjeshtën.

Post a Comment
0Comments