Në rrugët e Malit të Zi janë shënuar 10 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Sipas të dhënave të Qendrës Operative-Komunikuese të Drejtorisë së Policisë, numri më i madh i aksidenteve është regjistruar në Podgoricë, gjithsej pesë raste. Tre aksidente janë raportuar në Nikshiq, ndërsa dy të tjera në Kotor.
Përveç ndërhyrjeve lidhur me aksidentet, gjatë së njëjtës periudhë policia ka ndërmarrë edhe masa ndaj shkeljeve në komunikacion.
Janë lëshuar gjithsej 477 urdhërpagesa për gjoba, ndërsa ndaj drejtuesve të automjeteve janë paraqitur 112 kallëzime për kundërvajtje.
Në kuadër të kontrolleve të trafikut, policia ka konfiskuar përkohësisht edhe shtatë palë targa të automjeteve.

Post a Comment
0Comments