Benzina nga mesnata shtrenjtohet për një cent, ulen akcizat

Ulqin Info
By -
0

 


Çmimi i benzinës në Mal të Zi do të rritet për një cent nga mesnata, ndërsa çmimi i dizelit do të mbetet i pandryshuar, ka njoftuar Ministria e Energjisë dhe Minierave.


Sipas çmimeve të reja, një litër Eurosuper 98 do të kushtojë 1.79 euro, ndërsa Eurosuper 95 do të shitet me 1.75 euro për litër.


Ndërkohë, çmimi i Eurodizelit do të mbetet në 1.95 euro për litër edhe gjatë javës së ardhshme. Çmimi i naftës për ngrohje do të ulet me pesë centë, duke zbritur në 2.02 euro për litër.


Ministria ka bërë të ditur se çmimet e reja janë përcaktuar pas vendimit të Qeverisë për uljen e akcizave për derivatet e naftës.


“Llogaritja e çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të përmendura është bërë në përputhje me Vendimin për uljen e shumës së akcizës për qarkullimin e benzinës pa plumb dhe vajrave të gazit, të miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, sipas të cilit akciza është ulur me 30 për qind për benzinën dhe me 25 për qind për Eurodizelin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


Çmimet e reja do të jenë në fuqi nga 29 shtatori deri më 5 tetor, kur do të bëhet llogaritja e radhës e çmimeve të derivateve.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)