Zjarr i madh në Plazhin e Madh, digjet gjysma e inventarit të Cabo Beach
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 13:45 në Plazhin e Madh në Ulqin, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një pjesë të hapësirës së plazhit Cabo Beach.
Ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll. Ndërhyrjen po e vështirëson era e fortë, e cila po favorizon përhapjen e flakëve.
Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka përfshirë edhe zonën e plazhit Cabo Beach, ku është djegur rreth gjysma e inventarit të plazhit.
Nga zjarri janë shkatërruar çadrat, shezlongët dhe baldakinët, ndërsa restoranti i plazhit është arritur të shpëtohet.
Zjarrfikësit po vazhdojnë ndërhyrjen për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Post a Comment
0Comments