Çmimet e karburanteve kanë shënuar rritje në shumë vende të Evropës, ndërsa nafta dizel është ndër derivatet që është shtrenjtuar më së shumti. Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme, në 16 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, një litër dizel kushton të paktën 2 euro, ndërsa në tregjet më të shtrenjta çmimi i afrohet 2.50 eurove.
Bëhet fjalë për çmime mesatare kombëtare, ndaj çmimi në një pikë konkrete karburanti mund të ndryshojë në varësi të kompanisë dhe lokacionit.
Dizeli më i shtrenjtë në Finlandë
Çmimi mesatar më i lartë i dizelit në BE është regjistruar në Finlandë, me 2,505 euro për litër. Pas saj renditen Danimarka me 2,502 euro dhe Holanda me 2,494 euro.
Në Gjermani, një litër dizel kushton mesatarisht 2,426 euro, ndërsa në Francë 2,291 euro. Pasojnë Belgjikame 2,290 euro, Austria me 2,197 euro, Italia me 2,191 euro dhe Lituania me 2,184 euro.
Mbi nivelin prej 2 eurosh për litër janë edhe çmimet në Portugali, Luksemburg, Greqi, Letoni, Estoni dhe Poloni. Në Rumani çmimi mesatar është pikërisht 2 euro për litër.
Në anën tjetër, dizeli më i lirë në BE është në Maltë, ku kushton 1,21 euro për litër. Pas saj vijnë Spanja me 1,834 euro, Sllovenia me 1,854 euro dhe Bullgaria me 1,856 euro.
Edhe benzina me diferenca të mëdha
Ndryshime të konsiderueshme ka edhe te çmimi i benzinës Eurosuper 95.
Çmimin mesatar më të lartë e ka Danimarka, me 2,564 euro për litër. Në Holandë çmimi është 2,434 euro, në Gjermani 2,357 euro, ndërsa në Finlandë 2,317 euro.
Mbi 2 euro për litër benzina kushton edhe në Francë, Greqi, Itali dhe Portugali.
Edhe në këtë kategori, çmimi më i ulët është regjistruar në Maltë, ku një litër kushton 1,34 euro. Më pas renditen Suedia me 1,514 euro, Bullgaria me 1,620 euro, Sllovenia me 1,641 euro dhe Qiproja me 1,650 euro.

Post a Comment
0Comments