Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 14:00 në zonën pas Plazhit të Madh në Ulqin.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri është aktivizuar në disa pika dhe përhapja e flakëve po favorizohet nga era e fortë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet komunale, të cilat po ndërhyjnë në zonën e përfshirë nga zjarri.




Post a Comment
0Comments