Të nderuar qytetarë të Komunës së Ulqinit,
Ju njoftojmë se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Lisna Bore, pranë stacionit të pompave të ujit, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në qytetin e Ulqinit dhe në zonën e Anës së Malit.
Ekipet e CEDIS-it ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.
Pas përfundimit të punimeve dhe rikthimit të energjisë, do të punohet për normalizimin e furnizimit me ujë.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e intervenimit.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Post a Comment
0Comments