Policia ka arrestuar një person me inicialet S.Đ. nga Ulqini, të cilit i janë sekuestruar përkohësisht 20 kilogramë duhan, për të cilin dyshohet se ishte siguruar me qëllim të tregtimit të paligjshëm.
Sipas Drejtorisë së Policisë, pjesëtarët e policisë kufitare në Ulqin kanë ndaluar për kontroll, në kryqëzimin e rrugëve Vlladimir–Ostros, një automjet tip VW Golf me targa të Ulqinit, të cilin e drejtonte S.Đ.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh janë gjetur dy qese najloni, brenda të cilave ndodheshin 40 qese transparente me duhan të prerë. Secila prej tyre peshonte nga 0.5 kilogramë, ndërsa sasia totale arrinte në 20 kilogramë.
Policia bëri të ditur se personi nuk kishte dokumentacion që dëshmonte origjinën e mallit, qarkullimi i të cilit është i kufizuar dhe i nënshtrohet kontrollit.
Për rastin është njoftuar prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore të Ulqinit, i cili ka vlerësuar se në veprimet e S.Đ. ekzistojnë elementet e veprës penale “tregti e paligjshme”.
Duhani i gjetur është sekuestruar përkohësisht. Sipas udhëzimit të prokurorit, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Ulqin do të paraqesin kallëzim penal ndaj S.Đ. pranë prokurorit kompetent, në procedurë të rregullt.

Post a Comment
0Comments