Rrugët e Nju Jorkut nën ujë: Stuhi e fuqishme shkakton kaos, anulohen fluturime dhe mijëra mbeten pa energji

Ulqin Info
By -
0


 Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje në zonat bregdetare, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulimin e qindra fluturimeve e aktiviteteve.


Erërat e forta kanë rrëzuar linjat e transmetimit të energjisë, duke lënë pa energji elektrike rreth 28 mijë abonentë në Nju Xhersi.


Ndërkohë, në Long Island dhe në zonën e Rockaways, sipas kompanisë PSEG Long Island, të shtunën në mbrëmje rreth 13 mijë abonentë ishin pa energji elektrike.


Përmbytje në Nju Xhersi dhe Nju Jork


Kombinimi i erërave të fuqishme dhe baticës jashtëzakonisht të lartë ka shkaktuar përmbytje në pjesë bregdetare të Nju Xhersit dhe Nju Jorkut. Uji ka mbuluar rrugë, automjete dhe katet përdhe të disa ndërtesave.





Në qytetin Edgewater, në Nju Xhersi, lumi Hadson ka dalë nga shtrati, duke detyruar ekipet e emergjencave të evakuojnë mysafirët e një hoteli që ndodhej pranë bregut.


Situata është rënduar edhe në zona të tjera bregdetare, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun nga përmbytjet dhe erërat e forta.




Shpejtësia e erës në disa zona ka kaluar 80 kilometra në orë, ndërsa në Nantucket, në shtetin Masaçusets, ka arritur rreth 100 kilometra në orë.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)