Një tërmet me magnitudë 3 ballë sipas Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kroaci.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 06:59, ndërsa epiqendra është lokalizuar pranë Jastrebskos, në jug të Zagrebit.
Sipas të dhënave të disponueshme, epiqendra ndodhej në koordinatat 45.4381 gjerësi gjeografike dhe 16.1825 gjatësi gjeografike.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, hipocentri i tërmetit ishte në një thellësi prej rreth 12.2 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.
Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa shërbimet kompetente po monitorojnë situatën.

Post a Comment
0Comments