Një grup personash ka sulmuar dhe dëmtuar një furgon me targa të Malit të Zi, në të cilin ndodheshin gjashtë shtetas të huaj.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00, në autostradën A1 në Kroaci, duke iu referuar policisë së Split-Dalmacisë.
Gjatë incidentit, në furgon është thyer një xham, ndërsa janë dëmtuar edhe dyert e automjetit.
Sipas policisë, asnjë nga gjashtë pasagjerët nuk ka pësuar lëndime.
Pas ngjarjes, pasagjerët janë drejtuar vetë me automjet deri në stacionin policor, ku kanë bërë kallëzim lidhur me incidentin.
Policia kroate ka nisur hetim kriminalistik për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës për sulmin.

Post a Comment
0Comments