Për 24 orë, 18 aksidente trafiku, u lënduan 10 persona

Ulqin Info
By -
0

 


Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 18 aksidente trafiku, ku katër persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa gjashtë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.


Sipas të dhënave të Qendrës Operative-Komunikuese të Drejtorisë së Policisë, tetë aksidente janë regjistruar në Podgoricë, katër në Kotor, tre në Tivar, dy në Plevla dhe një në Nikshiq.


Gjatë kësaj periudhe, policia ka lëshuar 475 urdhërpagesa për gjoba dhe ka paraqitur 65 kallëzime për kundërvajtje.


Gjithashtu, janë sekuestruar përkohësisht tre palë targa, si dhe një automjet.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)