Hatixhe Brika, e njohur për publikun si Hati, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë pas publikimit të disa pamjeve ku shfaqet së bashku me Ergys Agasin.
Fotografitë janë publikuar nga gazetari i showbizit, Elton Tozaj, ku Hati dhe Gysi shihen pranë njëri-tjetrit, të buzëqeshur dhe në një moment të afërt.
Pamjet kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale. Pas publikimit të tyre, Hati ka reaguar përmes rrjeteve të saj sociale, duke i cilësuar si të pavërteta spekulimet që kanë qarkulluar rreth raportit të saj me Gysin.
Por historia nuk u mbyll me reagimin e Hatit. Elton Tozaj ka publikuar më pas edhe disa pamje të tjera, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje raportin mes dy personazheve.
Tashmë mbetet të shihet nëse publikimi i videove dhe fotografive të reja do të sjellë një tjetër reagim nga Hati, ndërsa në rrjet diskutimet vazhdojnë.


Post a Comment
0Comments