Një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kroaci.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 06:59, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, rreth 14 kilometra në lindje të Jastrebarskos.
Pas tërmetit, qytetarët kanë raportuar se kanë ndjerë një lëkundje të shkurtër, por të dukshme.
Në disa prej dëshmive të publikuara pas tërmetit, qytetarët e kanë përshkruar lëkundjen si një goditje të fortë dhe të shkurtër, ndërsa të tjerë kanë raportuar një zhurmë të ngjashme me një shpërthim, e shoqëruar me lëkundje që zgjatën disa sekonda.
Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Post a Comment
0Comments