Për 24 orë, 16 aksidente trafiku, një person humbi jetën

Ulqin Info
By -
0


 


Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 16 aksidente trafiku, ndërsa një person ka humbur jetën.


Nga Qendra Operative-Komunikuese e Drejtorisë së Policisë është bërë e ditur se tre persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar lehtë.


Sipas të dhënave të policisë, në Podgoricë janë regjistruar 10 aksidente, ndërsa në Nikshiq dy.


Nga një aksident është evidentuar në Cetinë, Herceg Novi, Tivat dhe Plav.


Gjatë kësaj periudhe, policia ka lëshuar 487 urdhërpagesa për gjoba, ndërsa janë paraqitur 58 kallëzime për kundërvajtje.


Gjithashtu, policia ka sekuestruar 10 palë targa automjetesh.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)