(VIDEO) Publikohen pamje të reja nga incidenti në avion, piloti sulmoi bashkëpilotën

Ulqin Info
By -
0

 



Janë publikuar pamje të reja nga incidenti i rëndë në një fluturim nga Dubai drejt Tel Avivit, gjatë të cilit në kabinën e pilotëve ka ndodhur një përleshje që shkaktoi një situatë emergjente në avion.


Në një nga videot e publikuara nga një pasagjere shihet momenti pas incidentit, kur avioni papritur filloi të humbiste lartësi. Sipas të dhënave të fluturimit, avioni ka humbur më shumë se 4.260 metra lartësi në më pak se 30 sekonda.


Një prej pasagjerëve që ndërhyri gjatë incidentit ishte i mbuluar me gjak, sipas dëshmive të publikuara pas ngjarjes.


Fluturimi FZ1073, i kompanisë Flydubai, me më shumë se 100 pasagjerë izraelitë në bord, fillimisht transmetoi kodin 7700, i cili sinjalizon një emergjencë të përgjithshme. Më pas u aktivizua kodi 7500, që përdoret për të sinjalizuar rrëmbimin ose ndërhyrjen e paligjshme në një fluturim.


Megjithatë, më vonë u bë e ditur se nuk bëhej fjalë për rrëmbim të avionit, por për një konflikt mes dy anëtarëve të ekuipazhit në kabinën e pilotëve.


Sipas raportimeve të mediave izraelite, piloti dyshohet se ka sulmuar bashkëpilotën me thikë dhe ka tentuar të marrë kontrollin e avionit.


Avioni u devijua dhe përfundimisht u ul në Arabinë Saudite. Kompania ajrore konfirmoi se gjatë fluturimit kishte ndodhur një incident në kabinën e pilotëve.


Fillimisht u raportua se piloti ishte rus dhe bashkëpilotja ukrainase, por kjo informatë më vonë u konfirmua si e pasaktë.


Pamjet nga incidenti u publikuan në rrjetin X nga Emanuel Fabian, korrespondent i Times of Israel.


Autoritetet dhe ekipet përkatëse po hetojnë rrethanat e plota të incidentit.



Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)