Ulqin – Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik, gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Ulqinit.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të bëhen në këto termine:
Nga ora 08:30 deri në 14:30
Ndërprerja do të përfshijë objektet në anën e djathtë të Adës, nga restoranti Miško deri te grykëderdhja.
Nga ora 08:00 deri në 15:00
Pa energji elektrike do të jenë vendbanimi Lisna Bore dhe vendbanimi 4 Korriku në Shtojin e Poshtëm (Donji Štoj).
Banorët dhe bizneset e këtyre zonave këshillohen që të marrin masat e nevojshme gjatë kohës së ndërprerjes.

Post a Comment
0Comments