Policia e Podgoricës ka paraqitur kallëzime penale ndaj nëntë personave, të dyshuar për prodhim, mbajtje dhe shpërndarje të paautorizuar të kokainës dhe marihuanës.
Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të aksionit disa mujor “Vanila”, gjatë të cilit policia ka sekuestruar rreth 43 kilogramë marihuanë dhe 900 gramë kokainë, të destinuara për shitje në rrugë.
Sipas Drejtorisë së Policisë, pas një sërë veprimesh operative, hetimore dhe forenzike, janë identifikuar dhe proceduar nëntë persona.
Kallëzimet penale, me urdhër të prokurorit shtetëror në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë paraqitur ndaj G.M., E.B., N.D., D.R., D.R., D.P., A.B., I.B. dhe N.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.
Në kuadër të të njëjtit aksion, policia ka paraqitur edhe 10 kallëzime për kundërvajtje ndaj 10 personave, për shkelje të Ligjit për Parandalimin e Abuzimit me Drogat.
Hetimet dhe veprimet e mëtejshme policore po vazhdojnë.

Post a Comment
0Comments