Parashikimi i motit për sot

Ulqin Info
By -
0


 

Kryesisht me diell, temperaturat deri në 28 gradë


Në Mal të Zi sot pritet të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe këndshëm i ngrohtë gjatë ditës, njofton Instituti Hidrometeorologjik dhe Sizmologjik.


Mëngjesi do të jetë i freskët, veçanërisht në veri, ku në disa zona mund të ketë ngricë të dobët, ndërsa në lugina pritet mjegull.


Era do të fryjë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm, ndërsa gjatë orëve të mëngjesit dhe natës kryesisht do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja.


Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -1 deri në 17 gradë, ndërsa temperatura maksimale ditore do të jetë nga 16 deri në 28 gradë.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)