Njoftojmë qytetarët se, për shkak të kryerjes së punimeve për ndarjen e tubacionit të kanalizimit dhe lidhjen me rrugën e Detarëve të Ulqinit, në periudhën nga 5 deri më 20 tetor 2026, do të jetë në fuqi regjimi i përkohshëm i komunikacionit në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku.
Komunikacioni do të ndërpritet përkohësisht në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku, në segmentin nga kafeneja Posejdon deri te rruga e Detarëve të Ulqinit (restoranti Aragosta).
Komunikacioni në drejtim të rrugës së Detarëve të Ulqinit do të zhvillohet përmes rrugës së Kosovës.
Gjatë kohëzgjatjes së punimeve, rruga e Detarëve të Ulqinit do të funksionojë përkohësisht si rrugë me komunikacion në të dy drejtimet, ndërsa do të jetë i ndaluar parkimi dhe ndalimi i automjeteve, në segmentin nga Parku i Qytetit deri te parkingu i ish-hotelit Jadran.
Në vendin e punimeve do të vendoset sinjalizimi përkatës i përkohshëm i komunikacionit.
Lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe mirëkuptim gjatë kohëzgjatjes së punimeve.

Post a Comment
0Comments