BE-ja shqyrton lirimin e rezervave të dizelit nën presionin e SHBA-së

Ulqin Info
By -
0

 



Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian kanë shqyrtuar mundësinë e lirimit të rezervave shtesë të dizelit, me synim lehtësimin e presionit në treg dhe uljen e çmimeve të larta të karburanteve.


Ndërkohë, SHBA-ja u ka kërkuar aleatëve evropianë të rrisin furnizimin me dizel dhe ka paralajmëruar se, në të kundërtën, mund të vendosë ndalim të eksportit të këtij karburanti drejt Evropës.


Komisioni Evropian ka deklaruar pas një takimi të grupit të punës për Bashkimin Energjetik se furnizimi me dizel në BE është aktualisht i qëndrueshëm, por çmimet mbeten të larta për shkak të tensioneve në tregun global.


Sipas Reuters, vendet e BE-së kanë shqyrtuar një propozim të Francës për lirimin e 50 milionë fuçive dizelnga rezervat evropiane, ndërsa vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) do të lironin njëkohësisht edhe 50 milionë fuçi naftë bruto.


Në bisedime është shqyrtuar edhe mundësia që çdo marrëveshje për lirimin shtesë të rezervave të shoqërohet me një zotim të SHBA-së për të mos vendosur në mënyrë të njëanshme ndalim të eksportit të dizelit.


Uashingtoni po shqyrton mundësinë e ndalimit të eksportit të dizelit për 90 ditë, në përpjekje për të kufizuar rritjen e çmimeve të karburanteve në tregun amerikan.


Diskutimet zhvillohen në një kohë kur tregu i dizelit po përballet me presion të shtuar para dimrit, duke rritur çmimet për konsumatorët dhe shqetësimet për furnizimin e ardhshëm.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)