Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në magjistralen Podgoricë–Cetinë, në zonën e Kokotit, ku një person ka mbetur i lënduar.
Sipas policisë, për shkak të kryerjes së ekspertizës në vendngjarje, qarkullimi është ndërprerë përkohësisht për të gjitha kategoritë e automjeteve.
Gjatë ekspertizës janë krijuar kolona të mëdha automjetesh në të dyja drejtimet.
Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar.

Post a Comment
0Comments