Ngritet aktakuzë ndaj tre ulqinakëve për fajde

Ulqin Info
By -
0


Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin ka ngritur aktakuzë ndaj N.D., G.D. dhe S.B., nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të fajdesë ndaj një personi.


Sipas Prokurorisë Themelore në Ulqin, të dyshuarit gjatë periudhës nga viti 2024 deri në vitin 2026 i kanë dhënë para hua personit të dëmtuar, duke përcaktuar për vete përfitim pasuror të pabarabartë dhe të tepruar.


“Dyshohet se veprën penale në fjalë e kanë kryer në atë mënyrë që personit të dëmtuar, gjatë periudhës nga viti 2024 deri në vitin 2026, i kanë dhënë para hua, duke kontraktuar për vete përfitim pasuror të pabarabartë”, njoftoi Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)