Në gusht Mali i Zi regjistroi 1.13 milion net-qëndrime turistësh

Ulqin Info
By -
0


 


Në objektet e akomodimit kolektiv në Mal të Zi, gjatë muajit gusht janë regjistruar 264.48 mijë ardhje turistësh dhe rreth 1.13 milion net-qëndrime, tregojnë të dhënat paraprake të Monstat.


Sipas të dhënave të publikuara nga institucioni i statistikave, pjesa dërrmuese e net-qëndrimeve u realizua nga turistët e huaj.


“91.4 për qind e net-qëndrimeve në objektet e akomodimit kolektiv u realizuan nga turistët e huaj, ndërsa 8.6 për qind nga turistët vendas”, thuhet në njoftim.


Bregdeti dominon në net-qëndrime


Sipas llojit të destinacionit turistik, zonat bregdetare kanë regjistruar pjesën më të madhe të qëndrimeve gjatë gushtit, me 92.1 për qind të totalit.


Pas tyre renditet kryeqyteti me 3.6 për qind, ndërsa zonat malore kanë realizuar 2.8 për qind të net-qëndrimeve. Në kategorinë e destinacioneve të tjera janë regjistruar 1.5 për qind.


Të dhënat e Monstat për akomodimin kolektiv përfshijnë hotele, bujtina, motele, komplekse turistike, resorte, hostele dhe kampe.


Në këto statistika nuk përfshihet akomodimi individual, i njohur edhe si akomodim privat, ku bëjnë pjesë shtëpitë dhe dhomat me qira, si dhe apartamentet turistike.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)