Përmbytje të fuqishme kanë goditur komunën Madrigueras, në provincën e Albasetes në Spanjë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Si pasojë e vërshimeve, ka humbur jetën një grua 100-vjeçare.
Sipas autoriteteve rajonale të Kastiljes-La Mançës, e moshuara ndodhej në shtëpinë e saj kur uji hyri në banesë dhe ajo nuk arriti të largohej në një vend të sigurt.
Mbi 140 litra shi për metër katror në dy orë
Përmbytjet nisën të premten rreth orës 18:15, kur në zonë ra një sasi jashtëzakonisht e madhe shiu për afro dy orë. Sipas matjeve të para, gjatë kësaj kohe kanë rënë më shumë se 140 litra shi për metër katror.
Situata u përkeqësua me shpejtësi pasi ujërat e rrëmbyeshëm nisën të zbresin nga kanionet dhe kodrat përreth. Rrugët e Madriguerasit u mbuluan nga uji dhe balta, ndërsa në rrjetet sociale u publikuan pamje të vërshimeve që përshkonin rrugët dhe hynin në banesa.
Qeveria rajonale aktivizoi menjëherë nivelin e parë të alarmit të planit të posaçëm për mbrojtjen nga përmbytjet Meteocam.
Zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës qëndruan gjatë gjithë natës në terren, duke ndihmuar banorët dhe duke pastruar mbetjet e sjella nga vërshimet.
La situación en Madrigueras (Albacete) es preocupante. Según el 112 de CLM había activado un aviso amarillo. Tampoco sabemos nada mas por fuentes oficiales porque las cuentas oficiales y @112clm siguen en silencio. https://t.co/nlJapEhJEY
— NoMePisesLaManguera (@PlinioElGuapo) October 2, 2026
Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri spanjoll Pedro Sançez, i cili përmes rrjetit X shprehu ngushëllime për familjen e gruas që humbi jetën.
Sançez tha se reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme serioze në disa pjesë të vendit dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës.

Post a Comment
0Comments