Tragjedi: Katër të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri

Ulqin Info
By -
0


 

Katër persona kanë humbur jetën pasi një helikopter është rrëzuar në juglindje të Montrealit, njoftoi policia kanadeze.


Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 sipas kohës lokale, pranë Saint-Brigitte-d’Iberville. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, helikopteri ishte përfshirë nga flakët.


Policia e Kuebekut ende nuk ka bërë të ditur se kujt i përkiste helikopteri dhe për çfarë qëllimi po kryhej fluturimi.


Ndërkohë, Bordi Kanadez për Sigurinë e Transportit ka dërguar një ekip hetimor në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit.


Hetimet për ngjarjen janë në vazhdim.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)