Të shtëna në një lokal në Afrikën e Jugut, 17 persona humbin jetën

Ulqin Info
By -
0


 Një sulm me armë zjarri në një lokal në zonën Vedela, në jugperëndim të Johanesburgut, ka përfunduar me 17 viktima, njoftoi policia e Afrikës së Jugut.


Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e të gjithë 17 personave. Deri tani, nuk dihet motivi i sulmit, raportojnë mediat lokale.


Sipas policisë, autorët kanë qenë të armatosur me pushkë të tipit kallashnikov dhe pistoleta.


Pas ngjarjes, policia e provincës Gauteng ka nisur një operacion për gjetjen e tetë personave të armatosur, të cilët dyshohen se janë përgjegjës për sulmin vdekjeprurës në një lokal në Karltonville, në zonën West Rand.


Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve janë duke vazhduar.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)