Tërmet 15 kilometra larg Serbisë, ja ku u regjistruan lëkundjet

Ulqin Info
By -
0

 



Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bosnjë e Hercegovinë.


Sipas të dhënave të disponueshme, lëkundjet janë regjistruar në orën 08:34, sipas kohës lokale, në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.


Epiqendra e tërmetit ndodhej në afërsi të Gorazhdes, rreth 15 deri në 20 kilometra në vijë ajrore nga kufiri me Serbinë.


Deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)