Në pjesën jugore dhe qendrore të Malit të Zi sot do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa në veri pritet mot pjesërisht me vranësira, por me periudha më të gjata me diell, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.
Në veri, gjatë orëve të mëngjesit, në lugina dhe përgjatë rrjedhave të lumenjve, lokalisht mund të ketë mjegull afatshkurtër dhe vranësira të ulëta.
Era do të jetë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa zona mund të forcohet përkohësisht. Do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4 deri në 20 gradë, ndërsa temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë nga 14 deri në 27 gradë Celsius.

Post a Comment
0Comments