Në jug të Malit të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa herë pas here do të ketë vranësira të pakta deri në mesatare.
Në veri pritet mot i ndryshueshëm deri kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta në disa zona, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.
Era do të jetë lokalisht e moderuar deri e përforcuar, nga drejtimet e veriut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja gjatë ditës do të arrijë nga 11 deri në 26 gradë Celsius.

Post a Comment
0Comments