Në Mal të Zi janë regjistruar 17 aksidente trafikuese gjatë 24 orëve të fundit, në të cilat pesë persona kanë pësuar lëndime të lehta.
Sipas Qendrës Operative-Komunikuese të Drejtorisë së Policisë, në Podgoricë janë regjistruar shtatë aksidente, në Tivar tri dhe në Budva dy.
Nga një aksident është regjistruar në Cetinë, Herceg Novi, Tivat, Plevla dhe Zhablyak.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka lëshuar 375 urdhër-pagesa për gjoba, ndërsa ka paraqitur edhe 60 kallëzime për kundërvajtje.
Gjithashtu, policia ka konfiskuar tri palë targa automjetesh.

Post a Comment
0Comments