Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin njofton banorët e fshatrave Millë, Krythë, Zenelaj dhe Kllëzen Naltë se, për shkak të punimeve që do të zhvillohen në burimin e ujit në Kaliman, nga ana e firmës SH.A. “Jedinstvo”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Ndërprerja do të bëhet gjatë ditëve:
30 shtator dhe 1 tetor 2026 (e mërkurë dhe e enjte)
Nga ora 08:00 deri në 19:00
Banorëve u rekomandohet që, në rast se vërejnë ndryshim në ngjyrë, erë apo cilësi të ujit pas rikthimit të furnizimit, të mos e përdorin ujin për pije derisa të sigurohet cilësia e tij.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Post a Comment
0Comments