Një tërmet me magnitudë 4.0 ballë sipas Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet janë regjistruar më 30 shtator 2026, në orën 07:20, sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, në zonën e qytetit historik të Tebës, bëri të ditur EMSC.
Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve.
Tërmeti është ndier edhe në zona të tjera. Një dëshmitar nga Paleo Faliro ka shkruar në faqen e EMSC-së: “E ndjeva në katin e dytë. Mendova se dikush po ma lëvizte shtratin”.

Post a Comment
0Comments