Ulqin: Kjo pjesë e qytetit do të mbesë sot pa energji elektrike

Ulqin Info
By -
0


 

Banorët e një pjese të lagjes Pinjesh në Ulqin do të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.


Sipas njoftimit të CEDIS-it, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 15:00 dhe do të prekë pjesën e lagjes Pinjesh që ndodhet mbi hotelin “Freiburg”.


Nga CEDIS kanë bërë të ditur se punimet po kryhen për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.


Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, punimet mund të shtyhen.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)