Gjashtë të vdekur nga shembja e një ndërtese në Athinë

Ulqin Info
By -
0

 



Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese banimi në qendër të Athinës, pas një shpërthimi, shkaku i të cilit ende nuk është përcaktuar.


Sipas BBC-së, mes viktimave është edhe një shtetas britanik.


Në operacionin e kërkim-shpëtimit po marrin pjesë rreth 30 zjarrfikës dhe tre qen kërkues. Ekipet e shpëtimit po përdorin pajisje të specializuara për zbulimin e tingujve nën rrënoja, si dhe kamera endoskopike.


Bashkia e Athinës po mbështet shërbimet e zjarrfikësve me makineri të rënda për largimin e rrënojave.


Shpërthimi ndodhi të premten rreth orës 07:30, duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në ndërtesat përreth dhe automjetet e parkuara në zonë.


Gjatë ndërhyrjes së një dite më parë, zjarrfikësit arritën të shpëtonin dy gra nga një ndërtesë aty pranë, ndërsa një person tjetër pësoi lëndime të lehta.


Ekipi i Drejtorisë për Hetimin e Zjarreve, në bashkëpunim me policinë greke, po punon për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.


Kryetari i Bashkisë së Athinës, Haris Dukas, tha se një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që shpërthimi i fuqishëm të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e madhe gazi.


Ai paralajmëroi gjithashtu se dy ndërtesat në të dyja anët e objektit të shembur janë në gjendje shumë të rënduar dhe mund të jetë e nevojshme shembja e tyre. Sipas tij, edhe dy ose tri ndërtesa në anën tjetër të rrugës kanë pësuar dëme të konsiderueshme.


“Dëmet shtrihen përgjatë gjithë rrugës, madje edhe në rrugën pas saj. Bëhet fjalë për një shkatërrim të jashtëzakonshëm”.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)