Një person ka pësuar lëndime të lehta pasi automjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Ljuboviđa, në aksin magjistral Bijelo Polje–Mojkovc.
Aksidenti ka ndodhur në kthesën që të çon drejt fshatit Rakita, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë drejt lumit.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin RTCG komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Bijelo Polje, Edin Koliq.
“Automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Ljuboviđa. Një person është lënduar lehtë, ndërsa shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe do të japë më shumë informacione pas përfundimit të hetimit”, tha Koliq.
Në nxjerrjen e automjetit kanë ndihmuar edhe banorët e zonës.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vijim.

Post a Comment
0Comments