Gjeloshaj kërkon krijimin e komunës urbane të Krajinës

Ulqin Info
By -
0


 

Forumi Shqiptar i ka dërguar kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, një kërkesë për realizimin e detyrimeve politike dhe zhvillimore që, sipas tyre, kanë mbetur të parealizuara nga marrëveshja për formimin e Qeverisë së 44-të.


Ndër çështjet e ngritura është edhe një kërkesë që lidhet drejtpërdrejt me komunën e Tivarit – krijimi i komunës urbane të Krajinës.


Sipas dokumentit, për të cilin Qeverisë i është lënë afat prej 30 ditësh për përgjigje me shkrim, Forumi Shqiptar kërkon nisjen e dialogut institucional dhe përgatitjen e një analize juridike, ekonomike dhe territoriale për formimin e kësaj njësie të re lokale.


Në pjesën që lidhet me decentralizimin dhe zhvillimin e komuniteteve lokale, Forumi Shqiptar propozon që komuna urbane e Krajinës të përfshijë bashkësitë lokale Ostros dhe Gjyraç, duke përcaktuar qartë kompetencat dhe mënyrën e financimit.


Në dokument thuhet se procesi duhet të nisë përmes dialogut institucional dhe të mbështetet në analiza që do të përcaktonin aspektet juridike, ekonomike dhe territoriale të formimit të komunës urbane.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)