Bangkoku përmbytet, shpallet zonë e fatkeqësisë natyrore

Ulqin Info
By -
0

 



Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Bangkok, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuime dhe e kanë shpallur kryeqytetin e Tajlandës zonë të fatkeqësisë natyrore, me qëllim që reagimi ndaj situatës emergjente të përshpejtohet.


Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar se reshjet, të cilat nuk janë ndalur që nga e enjtja, deri nesër do të përfshijnë pjesën më të madhe të Tajlandës.


Në Bangkok, që nga e enjtja kanë rënë më shumë se 300 milimetra shi. Uji ka vazhduar të përhapet në zona të ndryshme të qytetit, duke bllokuar rrugët dhe paralizuar qarkullimin, ndërsa shumica e bizneseve kanë qëndruar të mbyllura.


Autoritetet kanë hapur më shumë se 200 qendra strehimi për banorët e zonave të përmbytura.


Qeveria ka bërë të ditur se banorëve po u dërgohen paralajmërime urgjente drejtpërdrejt në telefonat celularë.


Ndërkohë, trafiku ajror po zhvillohet normalisht, megjithëse autoritetet kanë paralajmëruar se disa fluturime mund të kenë vonesa.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)