Një 63-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta si pasojë e një shpërthimi gazi që ndodhi të dielën, më 27 shtator, rreth orës 08:20, në një shtëpi familjare në rrugën Galdovačka në Sisk të Kroacisë.
Sipas raportit të policisë, shpërthimi ndodhi në kuzhinë në momentin kur gruaja tentoi të ndizte sobën me gaz.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, e kryer në bashkëpunim me inspektorin për mbrojtje nga zjarri, është konstatuar se gazi kishte rrjedhur në pjesën e instalimit që lidhte bombolën e gazit me sobën.
Si pasojë e rrjedhjes, në kuzhinë ishte krijuar një përzierje eksplozive. Kur 63-vjeçarja aktivizoi sobën, shkëndija nga ndezësi elektrik i integruar shkaktoi shpërthimin.
Gruaja ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa dëmi material i shkaktuar nga shpërthimi vlerësohet në rreth 10 mijë euro.
Policia ka bërë të ditur se për rastin do t’i dërgojë raport prokurorisë kompetente.

Post a Comment
0Comments