Drama në fluturimin nga Barcelona: Tym në kabinën e avionit, avioni u ul emergjentisht

Ulqin Info
By -
0


 


Një avion i kompanisë Delta Air Lines, i cili po fluturonte nga Barcelona drejt Bostonit, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Porto të Portugalisë, pasi në kabinë është raportuar prani tymi.


Bëhet fjalë për fluturimin DL251, i cili është devijuar drejt aeroportit të Portos dhe është ulur në mënyrë të sigurt, njoftoi kompania amerikane ajrore, raporton Reuters.


Sipas të dhënave të platformës Flightradar24, avioni u nis nga Barcelona rreth orës 15:15, ndërsa në Porto mbërriti në orën 17:45.


Avioni, një Airbus A330, kishte pasagjerë që kërkuan ndihmë pas uljes. Tetë persona u trajtuan në pistën e aeroportit “Francisco Sá Carneiro”, ndërsa tre pasagjerë u transportuan në spital, deklaroi për Reuters një zëdhënëse e Autoritetit Portugez për Emergjencat dhe Mbrojtjen Civile.


Sipas saj, shkak për uljen emergjente ishte tymi i konstatuar brenda kabinës së avionit.


Autoritetet portugeze dhe ekipet përkatëse po vijojnë të trajtojnë situatën dhe të verifikojnë rrethanat që çuan në shfaqjen e tymit gjatë fluturimit.

Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)