Trafiku në disa pika kufitare të Serbisë po zhvillohet me vonesa të konsiderueshme, veçanërisht për automjetet e transportit të mallrave që dalin nga vendi në drejtim të Kroacisë.
Sipas të dhënave të fundit të Drejtorisë së Policisë Kufitare të Serbisë, në pikën kufitare Batrovci, kamionët që presin për të dalë nga Serbia po qëndrojnë në radhë rreth 180 minuta, ose tre orë.
Situata është edhe më e rënduar në pikën kufitare Šid, ku pritjet për automjetet e rënda arrijnë deri në 240 minuta, pra katër orë.
Ndërkohë, në pikën kufitare Sremska Raça, automjetet e udhëtarëve që hyjnë në Serbi presin rreth 30 minuta.
Sipas Auto-Moto Shoqatës së Serbisë (AMSS), në pikat e tjera kufitare aktualisht nuk janë regjistruar pritje më të gjata për asnjë kategori automjetesh.
Edhe në autostrada trafiku në përgjithësi po zhvillohet pa pengesa të mëdha. Përjashtim bën pika e pagesës Obrenovac, në drejtim të sporteleve të pagesës, ku automjetet presin rreth 30 minuta, sipas të dhënave të “Putevi Srbije”.
Vonesat më të mëdha vazhdojnë të jenë të përqendruara në trafikun e mallrave në dalje të Serbisë drejt Kroacisë.

Post a Comment
0Comments