Digjen tre automjete në oborrin e shtëpisë së Zoran Stanisicit në Tivat

Ulqin Info
By -
0

 



Tre automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë natës në lagjen Marici të Tivatit. Automjetet raportohet se ishin në pronësi të Zoran Stanisicit, bëjnë të ditur burime të shumta për mediat lokale.


Sipas informacioneve paraprake, dy prej automjeteve ishin të klasit luksoz. Të treja makinat kanë marrë flakë ndërsa ndodheshin të parkuara në oborrin e shtëpisë së Stanisicit.


Nga Drejtoria e Policisë kanë konfirmuar jozyrtarisht se zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.


Policia po ndërmerr masat e nevojshme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)