Tre automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në lagjen Marici të Tivatit. Dy prej tyre raportohet se ishin automjete luksoze.
Të tre makinat ishin të parkuara njëra pranë tjetrës në oborrin e shtëpisë së familjes së Zoran Stanisicit, kur kanë marrë flakë. Si pasojë, automjetet janë dëmtuar plotësisht dhe dëmi material konsiderohet total.
Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë dalë pjesëtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, automjetet janë djegur, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka nisur zjarri dhe për të sqaruar nëse në rast ka elemente të veprës penale.
Nga Drejtoria e Policisë deri tani nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Post a Comment
0Comments