Një tërmet i lehtë me magnitudë 1.9 ballë sipas Rihterit është regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të publikuara, lëkundjet janë regjistruar në orën 12:20, rreth 21 kilometra në juglindje të Resnjës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej rreth 10.8 kilometrash.
Sipas raportimeve, Maqedonia e Veriut është goditur nga pesë tërmete gjatë 24 orëve të fundit, me magnitudë deri në 3.3 ballë sipas Rihterit.
Ndërkohë, gjatë javës së fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 45 lëkundje sizmike me magnitudë deri në këtë nivel.

Post a Comment
0Comments