Benzina u shtrejtua nga sot në Mal të Zi, ja çmimet e reja

Ulqin Info
By -
0


 

Nga sot, 29 shtator, në Mal të Zi kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës.


Sipas vendimit të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, benzina është shtrenjtuar me nga një cent për litër.


Kështu, një litër Eurosuper 95 tani kushton 1.75 euro, ndërsa Eurosuper 98 kushton 1.79 euro.


Ndërkohë, çmimi i Eurodizelit mbetet i pandryshuar, në 1.95 euro për litër.


Ndryshim ka edhe te vaji për ngrohje, i cili është liruar me 5 cent, duke zbritur në 2.02 euro për litër.


Çmimet e reja do të jenë në fuqi deri më 5 tetor 2026, kur pritet të bëhet llogaritja e radhës dhe të përcaktohen çmimet që do të vlejnë nga 6 tetori.


Sipas Ministrisë, çmimet e reja janë llogaritur edhe në bazë të vendimit për uljen e akcizës për benzinën dhe naftën. 

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)