Në rrugët e Malit të Zi janë regjistruar 21 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar lehtë.
Sipas të dhënave të Qendrës Operative-Komunikuese të Drejtorisë së Policisë, numri më i madh i aksidenteve është shënuar në Podgoricë, me gjithsej gjashtë raste.
Nga dy aksidente janë regjistruar në Danilovgrad, Tivar, Herceg Novi, Tivat, Budva dhe Nikshiq.
Ndërkohë, nga një aksident është evidentuar në Ulqin, Kotor dhe Mojkovc.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka lëshuar gjithsej 510 urdhërpagesa për gjoba, ndërsa janë paraqitur 59 kallëzime për kundërvajtje.
Në kuadër të kontrolleve në trafik, autoritetet kanë sekuestruar përkohësisht edhe katër palë targa automjetesh.

Post a Comment
0Comments