32-vjeçari u kap me 2.2 promilë alkool, dënohet me 2.630 euro

Ulqin Info
By -
0

 



Policia në Beranë ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit me 2.20 promilë në organizëm.


Sipas Drejtorisë së Policisë, pjesëtarët e policisë së trafikut në Departamentin e Sigurisë në Beranë kanë ndaluar dhe kontrolluar mëngjesin e sotëm R.P.


Testi i alkoolit ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit kishte një përqendrim prej 2.20 g/kg alkool.


Për shkeljen e konstatuar, gjyqtari për kundërvajtje i ka shqiptuar atij një gjobë prej 2.630 eurosh, njoftoi policia përmes një publikimi në rrjetin X.



Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)