Në 24 orët e fundit, në Mal të Zi janë regjistruar 23 aksidente trafiku, ku një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur lehtë.
Sipas të dhënave të Qendrës Operative-Komunikuese të Drejtorisë së Policisë, numri më i madh i aksidenteve është regjistruar në Podgoricë, gjithsej nëntë.
Në Kotor janë evidentuar pesë aksidente, ndërsa në Tivar tre. Në Cetinë dhe Herceg Novi janë regjistruar nga dy aksidente.
Nga një aksident është evidentuar edhe në Tivat dhe Budva.
Gjatë së njëjtës periudhë, policia ka lëshuar 543 urdhërpagesa për gjoba, ndërsa janë paraqitur 75 kallëzime për kundërvajtje.
Po ashtu, policia ka konfiskuar dy palë targa të automjeteve.

Post a Comment
0Comments