Zyrtarët e Policisë Kufitare në pikën kufitare të Bozhajt kanë sekuestruar një automjet Mercedes GLE 350, pasi gjatë kontrolleve është konstatuar se ai kërkohej nga Byroja Kombëtare Qendrore e Interpolit në Suedi.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë në rrjetin X, zyrtarët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare në Qendër kanë kontrolluar një shtetas të Kosovës, me inicialet L. O., i cili drejtonte automjetin.
“Gjatë verifikimeve u konstatua se automjeti kërkohet nga NCB Interpol Suedia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Automjeti Mercedes GLE 350 është sekuestruar për verifikime të mëtejshme dhe më pas i është dorëzuar Departamentit të Sigurisë në Podgoricë.

Post a Comment
0Comments