Përleshje masive në qendër të qytetit

Ulqin Info
By -
0

 


Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në qendër të Sarajevës, ku gjatë incidentit janë përdorur dërrasa dhe karrige lokali.


Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zelenih Beretki, ndërsa policia ka marrë njoftimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike rreth orës 16:40.


Nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës kanë konfirmuar se zyrtarët policorë ndodhen në vendngjarje dhe po verifikojnë rrethanat e incidentit.


Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet përleshja fizike mes disa personave, gjatë së cilës janë përdorur edhe sende të marra nga një lokal aty pranë.


“Rreth orës 16:40 kemi marrë njoftim se ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë publike. Zyrtarët policorë ndodhen në vendngjarje dhe po verifikojnë pretendimet e raportuara”, thanë nga MUP-i i Kantonit të Sarajevës.


Më shumë detaje për incidentin pritet të bëhen të ditura pasi policia të përcaktojë të gjitha rrethanat e përleshjes.


VIDEO


Tags:

Post a Comment

0Comments

Post a Comment (0)